Berat, sekuestrohen drogë, armë e municione, arrestohet 52-vjeçari

28/03/2016 00:00

Policia e Qarkut të Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shpiragu”, duke arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Mynyr Nuhu, të cilit i janë gjetur gjatë kontrollit në banesë 7.5 kg lëndë narkotike marijuanë, 23 bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në kubik, 1 automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, 6 arka municioni me 4500 fishekë, si dhe një krëhër automatik me 25 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel