Vlorë, asnjë rezultat nga kërkimet për 23-vjeçarin

26/03/2016 18:55

Operacionet e kërkimit për trupin e 23-vjeçarit nga fshati Poro i Vlorës kanë vazhduar edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e katërt, por sërish pa dhënë rezultat.

Polumbarët e RENEA-s kanë zhvilluar kërkim përgjatë shtatit të lumit Vjosë, si dhe pranë grykëderdhjes së tij në det.

Kërkime janë zhvilluar edhe në det të hapur, por për shkak të motit të keq dhe mungesës së tejdukshmërisë kanë pamundësuar gjetjen e trupit të shtetasit Vasil Kola.

Ndërkohë, familjarët e tij kanë zhvilluar kërkime në pjesën tokësore përgjatë lumit.

Top Channel