Shkodër, sekuestrohen 6 mina me telekomandë; 3 në pranga

26/03/2016 21:35

Gjashtë mina të telekomanduara, dy armë zjarri dhe një snajper janë sekuestruar pasditen e së shtunës gjatë një aksioni të policisë së Shkodrës, e koordinuar nga prokuroria e rrethit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në këtë aksion janë arrestuar 3 persona të konsideruar organizatorët e këtij trafiku armësh e municionesh. Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” janë 37-vjeçari Flamur Dinosha (Begaj) (Beqaj) (ndërruar mbiemrin 3 herë), 35-vjeçari Shkëlzen Metaliaj dhe 55-vjeçari Hilmi Isufaj.

Minat me telekomandë dyshohet të jenë sjellë nga Mali i Zi. Por në hetim aktualisht është dhe një pistë tjetër, ajo e prodhimit në vend. Qëllimi i trafikantëve, po sipas burimeve, ishte t’ua shisnin minat grupeve kriminale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel