Ryshfet për peshmatje fiktive, në pranga specialistët e Metrologjisë në Fier

26/03/2016 10:30

Dy specialistë të drejtorisë së Metrologjisë Fier janë arrestuar pasi kërkonin para për kolaudime fiktive.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë vënë në pranga Rudin Faskaj, 53 vjeç dhe Dybler Tarelli, 55 vjeç. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin ata i kanë marrë ryshfet 55 000 lekë R. M, 37 vjeçe, biznesmene e një pike të licensuar për shit-blerje skrapi.

Këto para ata i morrën kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktimeve të aparatit të peshëmatjes që përdorte 37-vjeçarja në biznesin e saj.

Top Channel