Korrupsion pasiv, pezullohen nga detyra dy metrologë

26/03/2016 22:40

Dy meteorologë të degës së Fierit janë shkarkuar këtë të shtunë nga detyra, pasi ishin ndaluar një ditë më parë nga policia nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, shkarkimi i specialistëve D.T dhe R.F ka ardhur me urdhër të drejtorit Petrit Rama, derisa çështja të zbardhet nga drejtesia.

“DPM është një institucion i specializuar që zotëron aftësinë dhe ekspertizën e nevojshme për t’u përdorur si referencë për të gjitha transmetueshmëritë e matjeve në Shqipëri. Çdo mungesë profesionalizmi, e për më tepër rastet që krijojnë hije ndyshimi për sjellje korruptive janë të patolerueshme”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel