I shpëtoi atentatit, biznesmeni: Nuk kam asnjë konflikt, policia të më mbrojë

26/03/2016 17:10

Dy ditë pas atentatit të dështuar ndaj tij në Tiranë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka reaguar nga Vlora në një konferencë për shtyp. Bedinaj ka sqaruar se ai nuk ka asnjë konflikt personal, i cili të jetë bërë shkak i atentatit me tritol ndaj tij.

Bedinaj përjashtoi edhe konfliktin për shkak të biznesit, duke theksuar se raportet e tij janë vetëm me bankat dhe janë mjaftë korrekte. I pyetur për motivet politike, ai i ka përjashtuar edhe ato, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente të hetojnë mbi rastin.

Bedinaj ka kërkuar edhe mbrojtjen nga strukturat policore, të cilat sipas tij nuk i janë ofruar. Bedina ishte objekt i një atentati mbrëmjen e 25 marsit në Tiranë, në banesën e tij.

Ai ka sqaruar se ka zbritur atë mbrëmje në garazhin e pallatit për të marrë automjetin, por sapo e ka ndezur atë ka dëgjuar një zhurmë të veçantë dhe ka zbritur menjëherë prej saj.

Top Channel