Ekstradohet nga Roma i kërkuari për vrasje

26/03/2016 22:05

Është ekstraduar mbrëmjen e kësaj të shtune nga Roma në Tiranë shtetasi Klaidin Bitraj, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, Bitraj akuzohet për vrasjen e shtetasit me inicialet V.M, në janar të vitit 2004.

Sipas burimeve, vrasja në fjalë është kryer nga Bitraj në bashkëpunim me një person tjetër.

Top Channel