Vritet një oficer rus në Siri

25/03/2016 05:00

Një oficer i forcave speciale ruse është vrarë në një operacion luftarak pranë Palmirës në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Interfax”, e cila citon një burim ushtarak rus.

“Gjatë kryerjes së një detyre të veçantë në drejtimin e sulmeve ajrore ndaj grupeve terroriste, një oficer rus u vra në provincën e Latakias në Siri. Ai vdiq heroikisht, pasi u rrethua nga terroristët”, raporton “Interfax”.

Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me vrasjen e oficerit, ndërsa bëhet shtetasi i 7 rus që është vrarë në Siri që prej nisjes së sulmeve ajrore pesë muaj më parë.

Për muaj të tërë, Moska ka thënë se roli i saj ushtarak është i kufizuar vetëm në kryerjen e sulmeve ajrore , këshillimin dhe trajnimin e ushtarëve sirianë. Dy javë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen thuajse të plotë të ushtrisë nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushtarake ruse i kishte arritur në pjesën më të madhe objektivat e saj.

Top Channel