Kanë hyrë në ditën e katërt kërkimet për gjetjen e trupit të 23-vjeçarit nga fshati Poro i Vlorës, Vasil Kola, i cili u mbyt në grykëderdhjen e Vjosës.
Polumbarët e RENEA-s në bashkëpunim me policinë kufitare dhe blutë e Vlorës kanë patrulluar sërish ditën e sotme në grykëderdhjen e lumit dhe përgjatë bregdetit, por ende pa gjetur asnjë gjurmë.
Sipas polumbarëve, terreni është shumë i vëshirë pasi rrymat e grykëderdhjes në Vjosë dhe dallgët e mëdha me fuqi deri në 6 ballë pengojnë kërkimet.
Përpos kësaj, sipas polumbarëve, trupi mund të jetë në çdo vend pasi rryma dhe dallgët mund ta kenë zhvendosur atë drejt veriut, pasi dhe era ka qënë në këtë drejtim.
Edhe pse, sipas tyre, mbas tre ditësh trupi duhet të dalë në sipërfaqe, ende s’ka gjurmë të tij. Kërkimet për trupin e të riut do të vijojnë ditën e nesërme, ku pritet të ketë një zbutje të rrymave detare.
Top Channel