‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Përdori eksploziv për të dëmtuar një godinë private dhe për këtë arsye, një i ri 24-vjeçar ka rënë në prangat e agjentëve të komisariatit të Kurbinit.
Burime policore lokale bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gallatë, në një objekt që përdoret për kontrollin dhe transmetimin e linjës elektrike nga HEC-i i Vinjollit, pronë e shtetasit me iniciale F.L.
Pas mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes, agjentët konstatuan se shpërthimi kishte shkaktuar një sërë dëmesh në ndërtesë, kryesisht një mur prej betoni, xhamat e dritareve dhe pjesë të një transformatori elektrik.
Më pas, përmes informacioneve të mbledhura në rrugë operative, agjentët arritën në identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit, shtetasit Hysen Balloku, nga fshati Vinjoll.
Top Channel