Jonida Maliqi mohon shkurorëzimin
24/03/2016 00:00
Që prej fillimeve të karrierës, jetën private e ka mbajtur të fshehtë. Jonida Maliqi është përpjekur ta mbajë larg mediave marrëdhënien me bashkëshortin e saj.
Megjithatë së fundi, këngëtarja është diskutuar në disa lajme, që kanë qarkulluar kryesisht online dhe sipas të cilave ajo është ndarë nga bashkëshorti pas disa vitesh martesë.
Por, këngëtarja e mohoi lajmin duke nënvizuar faktin se informacione të tilla e bëjnë për të qeshur.
Këngëtarja vazhdon jetën e saj normalisht, e bekuar pranë njerëzve të shtrenjtë të saj dhe impenjimeve në karrierë, të intensifikuara së fundmi me pjesëmarrjen e saj si trajnere në ‘The Voice’.
Top Channel