“Isha gjysmë e virgjër”

24/03/2016 00:00

U bë e famshme pasi u martua me aktorin 50-vjeçar Doug Hutchinson kur ishte vetëm 16 vjeç dhe në një klip të “The Mother/Daughter Experiment: Celebrity Edition”, Courtney Stodden, tashmë 21-vjeçare, tregoi se kur u martua ishte “gjysmë e virgjër”.

Duke folur me Heidi Montag dhe Natalie Nunn mbi eksperiencën e saj seksuale para se të martohej, ajo tha: “Isha gjysmë e virgjër”.

Pas kësaj fraze, Natalie e pyeti se çfarë do të thotë “gjysmë e virgjër”, por nuk mori përgjigje.

Courtney dhe Doug u martuan në vitin 2011 dhe morën shumë kritika për faktin se kishin një diferencë prej 35 vitesh mes tyre. Ata u ndanë në fillim të vitit 2013, por u bashkuan sërish pas 9 muajsh dhe tashmë po planifikojnë të martohen sërish.

Top Channel