Iggy Azalea, sërish “topless”

24/03/2016 00:00

Më pak se një javë pas setit të “nxehtë” fotografik për revistën “Schon”, Iggy Azalea është zhveshur sërish, kësaj radhe për “Remix”.

Këngëtarja 25-vjeçare shfaqet sërish “topless”, duke kryqëzuar duart në gjoks për ta mbuluar atë.

Do të kthehet këtë vit me albumin e saj të dytë dhe do të martohet, kështu që Iggy Azalea po përgatitet për një 2016 të ngarkuar.

25-vjeçarja, përveçse do të publikojë albumin e dytë të saj, me titull “Digital Distortion”, do të martohet edhe me Nick Young, basketbollistin e Los Angeles Lakers.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel