Vëllai i terroristit fitoi medalje për Belgjikën

23/03/2016 00:00

Nëse Najim Laachraoui, “njeriu me kapele”, siç e përshkruajnë personin e shfaqur në krah të të dyshuarve si kamikazë në Aeroportin e Zaventemit, është personi më i kërkuar dhe më i urryer në Belgjikë e më gjërë, e kundërta mund të thuhet për të vëllanë e tij.

Mourad Laachraoui është sportist dhe vitin e kaluar arriti t’i sjellë edhe një medalje Belgjikës, duke e përfaqësuar atë me krenari.

Ai mori pjesë në kampionatin botëror të Taekwondos që u zhvillua në Korenë e Jugut.

Mourad, 29 vjeç, fitoi një medalje argjendi në kategorinë 54 kg. Familja me origjinë marokene dhe djali i tyre Mourad janë distancuar nga vëllai më i ri Najim. Ata janë thellësisht të turpëruar nga opinionet e tij dhe aktiviteteve vrasëse, shkruan “Daily Mail”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel