E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Anija transoqeanike me emrin “Virxhinia”, që lundronte mes Europës dhe Amerikës në vitin 1930, ndalet gati një shekull më vonë në skenën e Akademisë së Arteve.
“Legjenda e një pianisti”, për aktorin Gazmend Paja është një pjesë e fortë, një monodramë e fuqishme, që të shndërron teksa e interpreton
“Përveç aspektit teknik, që është 1 orë e 42 minuta, ajo ka thelbe dhe mesazhe shumë të forta brenda saj. Pa dashur, ajo të bën që edhe sikur të mos e arrish suksesin, në fund të bën një qytetar të mirë”, tha Gazmend Paja.
Kryevepra e Alesandro Bariccos ishte një dëshirë e fjetur e regjisorit që prej 6 vitesh. E që në fillim, zgjedhja e tij e parë ishte Gazmend Paja.
“Kisha vite që e çoja ndërmend ta vija në skenë këtë pjesë. Kur kam lexuar monodramën dhe pash librin që fliste për legjendën e një pianisti, mendova që atë do ta vija në skenë. Aktori i parë që më erdhi në mendje ka qenë Gaz Paja. Ajo pjesë ka shumë dashuri, emocion e përjetime personale, që njerëz të zakonshëm i përjetojnë në përditësinë e tyre, por ndoshta i anashkalojnë dhe nuk i vënë re”, tha Ilir Muhametaj, regjisor.
Pas premierës së të hënës dhe shfaqjes mbrëmjen e së martës në sallën e Universitetit të Arteve, “Legjenda e një pianisti” do të jetë pjesë e një turi të vet aktorit në të ardhmen.
Top Channel