Tunizi, shkatërrohet celula xhihadiste në kryeqytetin Tuniz

22/03/2016 09:20

Shërbimi anti-terrorizëm i Gardës Kombëtare të Tunizisë, pas një procesi hetimor ka arrestuar 12 ekstremistë islamikë, pjesë e një celule aktive në kryeqytetin Tuniz, e specializuar në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, përmes një komunikate për shtyp ku thuhet se nga i njëjti hetim ka dalë në pah lidhja mes xhihadizmit dhe grupeve të krimit të organizuar.

Kjo, pasi tre trafikantë në zonën e Kefit, pranë Algjerisë, kanë ndihmuar disa dhjetëra xhihadistë të largohen nga territori tunizian në këmbim të parave.

12 ekstremistët e ndaluar në Tunizia janë transferuar në Qendrën e sigurisë për luftën kundër terrorizmit, në kryeqytet, për të vijuar hetimet.

Tunizia, që pas rënies nga pushteti i presidentit Ben Ali, në vitet e fundit është bërë pre e një seri atentateve, që kanë marrë shumë jetë njerëzish, shumica e të cilëve të huaj.

Top Channel