“Kishte njerëz që vraponin dhe më pas…”/ Koncerti i këngëtares së njohur kthehet në tragjedi, tekniku humb jetën pasi shembet skena ku do të performonte Shakira
Tom Cruise është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, teksa mori famë me filmin e tij të parë Top Gun e më pas u bë ylli i Mission Impossible.
Kjo i dha atij një pasuri të majme, shumë milionë dollarëshe. Por e dashura e parë e tij tregon ekskluzivisht për Daily Mail si ka qënë Cruise para se të bëhej i famshëm. Bëhet fjalë për moshën e adoleshencës, ku Diane Cox ka hapur albumin e gjimnazit për DailyMail.
Por veç të tjerash, Cox tregon edhe një anë të errët të dashurisë së saj të parë, duke folur për natyrën e tij intensive dhe kontrolluese gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare, e cila përfundoi pasi ajo e tradhëtoi kur ai sapo gjeti famën.
Historia i ka fillesat kur Cruise ishte 18 vjeç dhe Diane vetëm 17 vjeçe, në vitin e largët 1979, ku të dy u takuan në një festë. Ajo thotë se Tom ka qënë mjaft i lidhur me motrat e tij, aq sa me shaka i thoshte se ishin ato që e kishin mësuar të puthte.
E pyetur nga DailyMail se si ka qënë Tom para se të bëhej i famshëm, Diane thotë se ai binte në sy në qytetin e tyre, Glen Ridge, New Jersey. Dhe kjo, jo se ishte ndonjë djalë i gjatë, por kishte sharm.
Sot Diane Cox kujton se Tom i atëhershëm ishte mjaft i ndryshëm. Ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve dhe shumë e lumtur. Por ajo nuk ka asnjë pendesë që nuk ka ndarë famën me të dashurin e saj të parë.
Top Channel