Obama në Havana: Të bashkuar kundër terrorizmit

22/03/2016 15:30

Nga vizita e tij zyrtare në Kubë, presidenti amerikan Barack Obama bën thirrje për një botë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Duke folur posaçërisht për sulmet në Bruksel, kreu i shtetit amerikan tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Lutjet e amerikanëve janë për popullon belg. Sulmet terroriste na kujtojnë sërish se bota duhet të jetë e bashkuar kundër terrorizmit.SHBA do të bëjë gjithçka që të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Bota duhet të bashkohet”, është shprehur Barack Obama.

Top Channel