Gjermani, arrestohen 3 kosovarë, dyshohet se po planifikonin sulme terroriste

22/03/2016 00:00

Autoritetet gjermane kanë ndaluar tre shtetas kosovarë, të dyshuar se po planifikonin akte terroriste në Gjermani. Ata po lëviznin me një makinë me targa belge në autostradën mes Mynihut dhe Salzburgut kur u ndaluan.

Policia ka vepruar pasi kishin marrë sinjale nga shërbimet e inteligjencës se po planifikonin, siç e ka cilësuar një zëdhënës i policisë, “akte serioze kriminale”.

“Pas hetimeve që janë bërë, jemi njoftuar se të ndaluarit po përgatisnin akte serioze kriminale kundër shtetit”, deklaroi një zëdhënës i policisë gjermane që është cituar nga “Reuters”.

Ai tha se nuk është e qartë nëse të ndalurit kanë ndonjë lidhje me sulmet që ndodhën të martën në Bruksel, por kjo mundësi nuk përjashtohet.

Top Channel