Veliaj takon edhe nënë Tixhen e “Portokallisë”

21/03/2016 00:00

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuari i “Portokallisë” në puntatën e radhës për të vënë në skenë edhe një herë tjetër takimin me nënë Tixhen, gruan e moshuar që u gjobit nga Bashkia e Tiranës me 500 lekë për tregtim të produkteve jashtë tregjeve të përcaktuara nga ky institucion.

Nënë Tixhja, e interpretuar nga aktori Bes Kallaku, i ankohet Veliajt për gjobën e marrë. Kryebashkiaku i shpjegon se gjoba ishte e drejtë, pasi nuk mund të shiten produktet në trotuar.

“Kur jemi në qytet, duhet të sillemi si qytetarë”, thotë Veliaj, por nënë Tixhja e ka përgjigjen gati, duke i thënë: “Ke të drejtë ti, por unë jam katunare të keqen nona!”

Veliaj pranon t’ia paguajë gjobën nënë Tixhes, e cila i dorëzon kryebashkiakut, përveç gjobës, edhe faturën e ujit, të dritave dhe të internetit.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel