Jo vetëm futboll për Messin…

20/03/2016 00:00

Lionel Messi, një futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës dhe një baba model jashtë saj.

Fituesi i 5 “Topave të Artë” e shfrytëzon gjithë kohën e lirë për ta kaluar me familjen e tij. Sulmuesi argjentinas dhuron për të gjithë fansat një moment privat me dy djemtë, Thiago dhe  Mateo, foto e postuar në faqen zyrtare në “Instagram” të bashkëshortes së tij, Antonella Roccuzzo, e cila bashkëngjitur fotos shkroi: “Ata janë jeta ime”.

Bukuroshja argjentinase është përherë e më aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë poston edhe foto nga jeta private e yllit të Barcelonës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel