Albani ruan fronin, por kërcënohet nga Nora

20/03/2016 00:00

Jemi në javën e 15-të të klasifikimit të “The Top List” dhe kjo garë sa vjen e bëhet më interesante me projekte që i shtohen dhe i largohen kësaj renditjeje. Do të jetë mbrëmja e 24 qershorit, në të cilën do të ndahen 12 çmime për artistët pjesëmarrës.

Duket se Alban Ramosaj nuk ka ndërmend t’i largohet fronit të “Top Awards” pasi për 3 javë rresht vazhdon të kryesojë këtë klasifikim me baladën “A me do”.

Por duket se Nora Istrefi ka goditur në shenjë me projektin më të ri “Sa t’kom dasht”, një këngë që është futur këtë javë në “The Top List” dhe menjëherë është renditur në vendin e dytë. Ndërsa Alban Skenderaj, ndryshe nga java e kaluar, ka rënë me një pozicion, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Pas 14 javësh, i janë larguar “Top Awards”, Kida me “Ski ide”, 2TON me “Ani Nasht”, si edhe Dj Aldo me Lorelën “Don’t let me go”, një këngë që prej disa javësh ishte pjesë e klasifikimit.

Këtë javë janë 3 projekte të reja muzikore, që janë bërë pjesë e listës zyrtare Nora Istrefi “Sa t’kam dasht”, Dafina Zeqiri ft. Mixey “Liri”, 2TON “Ta fali jeten”.

Ja cila është renditja zyrtare e “The Top List”, “Top Awards” për javën e 15-të:

1. Alban Ramosaj – A me do
2. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
3. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
4. Era Istrefi – Bonbon
5. Ledri Vula – SRMN
6. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
7. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
8. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
9. NRG Band – Ajo m’kalli
10. 2TON – Pike
11. Blunt & Real – Presion
12. Flori Mumajesi– Ku Gabum
13. Samanta – Asnjo si un
14. Mozzik – Dhezu
15. 2Ton – Ta fali jeten
16. Ylli Limani – Najher
17. Majk ft. Gheto Geasy – Sjena mo
18. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
19. Young Zerka – Like Rihanna
20. Noizy – Number one

Top Channel