Pas operas “Norma”, “I Capuleti e i Montechi” është opera e dytë e Vincenzo Bellinit që vihet në skenën e TKOB.

Opera me dy akte vjen si premierë absolute, duke sjellë për të parën herë muzikën, kostumet dhe intepretimet lirike, që për publikun shqiptar do të vijnë nën dirigjimin e Elda Laro, me regjinë e zvicerano-turkes Aylin Bozok.

Historia e dashurisë mes Zhuljetës dhe Romeos do të vijë nën petkun e këngëtares Eva Golemi, në rolin e Zhulietës.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim tragjedinë e Shekspirit, djaloshi Romeo vjen me zërin e mexosopranos Vikena Kamenica, pasi që në ngjizjen e saj, në shekullin e XVIII, tragjedia lirike italiane u shkruajt për një mexosoprano në rolin e Romeos.

“Jam shumë e kënaqur që luaj këtë rol, Zhuljetën, është një rol fantastik. Por më të veçantë ka partnerin, se asnjëherë s’më ka ndodhur të kem një partnere femër”, shprehet sopranoja Eva Golemi.

“Normalisht kjo hyn tek veprat më të vështira për një mexosoprano dhe jo shpesh vihet nëpër teatro edhe jashtë shtetit, sepse qëndron vështirësia për të gjetur këngëtarët për të mbajtur këtë lloj peshe. Më ka vendosur në pozita shumë të vështira”, thotë Kamenica.

“I Capuletti e i Montechi” do të shfaqen premierë mbrëmjen e së dielës, për të vijuar në datat 24, 26 dhe 27 mars në skenën e TKOB.

Top Channel