Pritshmëritë nga Kongresi i socialistëve

19/03/2016 00:00

Delegatët e Kongresit të PS-së, ata më të paduruarit mbërritën 1 orë përpara nisjes. Duke qëndruar në të majtë të Pallatit të Kongreseve shumë prej tyre për herë të parë i bashkohen evenimentit më të rëndësishëm në jetën politike të PS, fillimisht me selfie për t’u thënë miqve në rrjetet sociale se ata janë pjesë e këtij Kongresi.

Por delegatët e Dibrës janë treguar tradicionalë duke shkrepur një foto në grup. Këmbën e parë në sallën e kongresit e kanë hedhur gra të cilat përbëjnë 50 përqind të delegatëve.

Që të gjithë u janë nënshtruar regjimit të kontrollit të njëjtë nga ato në aeroporte.
Servet Pëllumbi, profesori më kontribute në PS pritshtmëritë nga ky Kongres i lidh me të rinjtë.

“Ky kongres duhet të jetë racional dhe mbi të gjitha përfaqësimi i gjëra i brezit të ri, rinisë”, deklaroi Servet Pëllumbi.

Dhe më i riu në PS, por jo nga mosha, aktori shkodran Primo Shllaku këtë herë të parë në Kongres e ka si i ftuar.

“Pres më të mirën e të mirave nga ky Kongres”, thotë ai.

Minutat kalojnë dhe radha e delegatëve për t’iu drejtuar Kongresit sa vjen e shtohet.
Atyre, por si të ftuar u shtohen Albin Kurti dhe Visar Ymeri nga Vetëvendosja‎.

Kryeministri Edi Rama mbërriti kur akrepat e orës shënonin 10 e 30 minuta. Ka zgjedhur të jetë në kongres pa kravatë.

TopChannel e pyeti Ramën se çfarë pritshmërie kishte për Kongresin.

“Kongresi i PS ka gjithë këtë interesim, gjithë këtë vëmendje nga të gjithë ata që na duan dhe ata që nuk na duan, kështu që pritshmërinë, Kongresi e ka realizuar”, u shpreh kreu i Partisë Socialiste.

Rivali i tij në këtë Kongres, Ben Blushi duke ecur përmes delegatëve ka ngjitur shkallët drejt një kongresi nga ku ai do të mundohet të lerë gjurmë përballë Ramës, që i ka lëshuar sfidën e përballjes në referendum.

Top Channel