Hulk Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Bollea, është përfshirë në një betejë ligjore, ku kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për publikimin e një videoje seksuale të tij.
Ish-keçisti i famshëm amerikan, që ka provuar edhe suksesin në kinematografi thotë se ka një ndryshim të madh mes Hulk Hogan dhe Terry Bollea. Sipas tij, i pari është një “hero panamerikan”, ndërsa i dyti ka jetën e vet personale, që mbrohet nga ligjet e vendit.
Pikërisht për privatësinë e shkelur të Terry Bollea-s, Hulk Hogan kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim.
Bazuar tek ky pretendim i 62-vjeçarit, hetuesit dhe avokatët e çështjes e ftuan të tregojë më konkretisht ndryshimin mes Hulkut dhe Terryt dhe në gjykatë u shfaq një video-parodi i ish-keçistit, që vë në lojë videoklipin e Miley Cyrus, Wrecking Ball.
Top Channel