Nëse doni të martoheni, Adele është zgjidhja

17/03/2016 00:00

Një tjetër koncert, një tjetër propozim. Një tjetër çift është fejuar në një koncert të Adele të organizuar në Londër.

Ky propozim ndodhi në momentin që Adele po interpretonte “Make You Feel My Love” të Bob Dylan dhe më pas Adele i ka ftuar në skenë çiftin.

Dyshja e ka treguar se kjo këngë quhet si kënga e tyre dhe djali zgjodhi pikërisht këtë moment për t’i propozuar të dashurës së tij prej 12 vitesh.

“Kjo është një nga gjërat më të bukura që kam parë në të gjitha shfaqjet e mia”, ka thënë Adele. “Jam shumë e lumtur për ju të dy. Urime!”

Duket se Adele ka “këmbën e mbarë”, pasi disa çifte janë fejuar që nga fillimi i turneut të saj, kështu që nëse i dashuri juaj ende nuk iu ka propozuar, duhet patjetër të shkoni në një nga koncertet e Adele.

Top Channel