Adelina Tahirit “i vjedhin” makinën në Tiranë

17/03/2016 00:00

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtares nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila prej disa javësh është transferuar në Tiranë.

Në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa këngëtarja ka dashur të parkojë automjetin e saj, tip, dikush i është afruar “për ta ndihmuar” për parkimin, duke i marrë edhe çelësin me mirëbesimin 24-vjeçares.

Por kjo ka qenë loja që autori të rrëmbente makinën dhe të largohej.

Këngëtarja nuk kuptoi se çfarë po ndodhte, vetëm kur autori i ka shkuar pranë dhe i ka kërkuar ndihmë, meqë policia po vijonte ta ndiqte.

Sidoqoftë, vetëm pak minuta më vonë grabitësi është gjendur në prangat e policisë. Pasi ka qëndruar për pak kohë në polici për procedurat e incidentit, Adelina ka rimarrë makinën.

Top Channel