“Pranvera e frankofonisë” edhe në këtë edicion do të ofrojë një sërë aktivitetesh kulturore në të gjithë vendin, duke nxitur mësimin dhe përdorimin e gjuhës frënge.

Koncerte, shfaqje teatrale e shumë aktivitete të tjera do të flasin frëngjisht, ndërsa do të kulmojnë me ardhjen e autorit Eric Emmanuel Shcmitt, i cili do të promovojë librin e tij “Uliksi nga Bagdadi”, përkthyer tashmë në gjuhën shqipe.

“Aktivitetet në ‘Pranverën frankofone’ do të jenë të shumta. Do të ketë ekspozita, shfaqje filmash, koncerte dhe pjesë teatrale. Ato do të çelen nesër me një ekspozitë me vizatime karikaturistësh nga e gjithë bota, në qendrën e dialogut COD. Risia për këtë vit është konkursi i këngës franceze, një konkurs i zhvilluar për një periudhë të gjatë kohore nga përfaqësitë e Aleancës Franceze nëpër rrethe. Të dielën do të zhvillohet faza finale e kësaj veprimtarie, ku do të zgjidhet edhe fituesi, mes 12 të rinjve finalistë, dhe ai që do të fitojë do të shpërblehet me një udhëtim në Francë”, tha Francis Coraboeuf, përgjegjës i Misionit Kulturor në Aleancën Franceze.

“Pranvera frankofone” do të çelet të enjten më 17 mars, me ekspozitën “Vizatime të lira”, e do të ofrojë aktivitete deri më 24 mars.

Top Channel