Një qen i lindur me dy hundë simetrike me njëra-tjetrën, i shpëtoi në minutat e fundit ekzekutimit të vet.

Toby, një shepherd australian u gjet nga një grup për mbrojtjen e kafshëve në rrugët e Kalifornisë. Ai u vendos në një qendër strehimi të kafshëve ku qëndroi për disa muaj për “birësim”.

Por pjesa më e madhe e vizitorëve i trembeshin faktit që qeni ishte me dy hundë dhe shmangnin strehimin e tij. Në këtë situatë, drejtuesit e qendrës vendosën asgjësimin e tij, por fatmirësisht jo para shfaqjes së një personi të interesuar për strehimin e qenit.

Todd Ray thotë se e tërhoqi fakti që Toby kishte dy hundë dhe vendosi ta strehojë atë. Ai rrëfen se fillimisht i trembej faktit se kjo shaka e natyrës mund të pasonte çrregullime shëndetësore për qenin, ndaj e çoi për vizitë tek një veteriner. Pas kontrolleve, veterineri qetësoi gjithçka duke i thënë se qeni ishte i i shëndetshëm dhe nuk kishte asnjë problem.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel