Katie Holmes shqetëson fansat

15/03/2016 00:00

Dalja e fundit publike e Katie Holmes ka ngjallur shqetësime serioze tek fansat e aktores për shëndetin e saj.

37-vjeçarja duket më e dobësuar, më e plakur dhe e shpërqendruar në fotografitë e shkrepura në fundjavë, teksa po merrte vajzën e saj nga një qendër kursesh kërcimi.

Katie Holmes u nda nga Tom Cruise në vitin 2012, me të cilin ka një vajzë, Suri. Që prej asaj kohe është përfolur për një lidhje me rreperin e shndërruar në aktor, Jamie Foxx. Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara thonë se romanca mes tyre ka kaluar në një nivel Shën Valentinin që sapo kaloi dhe Katie po pret një fëmijë nga Jamie.

Këto zëra janë përforcuar më shumë edhe nga fotografimi i Jamiet me një unazë martese në gisht, ç’ka ka nxitur mediat rozë në Hollivud që të flasin për një martesë sekrete mes dy aktorëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel