Irina, seksi në setin e ri

13/03/2016 00:00

Irina Shayk i provoi aktorit hollivudian, Bradley Cooper, se përse ka bërë veprimin e duhur duke ju rikthyer asaj.

Modelja ruse ka pozuar për fushatën e re promocionale të veshjeve të brendshme të markës “Intimissimi”

Bukuroshja 30-vjeçare duket shumë seksi me të brendshmet ngjyrë zezë të firmës italiane.

Kjo nuk është hera e parë që Irina bashkëpunon me kompaninë “Intimissimi”, pasi modelja përfaqësonte këtë markë deri para dhjetë vitesh.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time profesionale që kur kam filluar të punoj me këtë markë, prandaj jam shumë e lumtur të jem sërish pjesë e familjes ‘Intimissimi’”, tha Irina.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel