Divorcet më të shtrenjta në sport

12/03/2016 12:25

Martesat jo gjithnjë funksionojnë dhe shpesh përfundojnë në divorce. Viktima të këtij procesi janë bërë edhe disa prej personaliteteve më të rëndësishme në sport, të cilët janë detyruar të paguajnë edhe shifra marramendëse për llogari të ish-bashkëshorteve të tyre.

Një prej këtyre personaliteteve është Bernie Ecclestone. Bosi i Formulës 1 në vitin 2009 u detyrua t’i paguajë 670 milionë dollarë ish-bashkëshortes së tij Slavica.

Ndërsa padroni i skuadrës Chelsea, Roman Abramovich, në vitin 2007 pranoi të derdhë në llogaritë e ish-bashkëshortes Irina Malandina 300 milionë dollarë.

Nuk i shpëtoi divorcit as legjenda e basketbollit botëror, Michael Jordan, që në 2006-n i pagoi bashkëshortes së tij Huanita 168 milionë dollarë.

Por divorci më i përfolur në botën sportive është ai i Tiger Woods, të cilit i dolën në dritë të gjitha tradhëtitë e tij. Golfisti amerikan pagoi për divorcin e tij me Elin Nordegren 110 milionë dollarë.

FOTO GALERI
3/4
Michael Jordan dhe Huanita

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA