“The Voice”, nis gara “live”

11/03/2016 00:00

Kanë qenë veç zëra të panjohur për të cilët shtypej një buton dhe kthehej një karrige. Tanimë konkurrentët e “The Voice” janë rritur profesionalisht dhe në skenë do të shfaqen si këngëtarë të vërtetë.

Duke nisur nga kjo javë, ata do të përballen me ethet e së premtes mbrëma. Gara për zërin më të mirë, nis me “Netët live”, me 4 finalistë për çdo skuadër që do të luftojnë deri në votën e fundit të publikut për trofeun e edicionit të 5 të “The Voice of Albania”.

“Përgjithësisht është votuar vetëm në natën finale, ndërsa në këtë edicion do të votohet që në natën e katërt, domethënë tre netët e fundit. Jo domosodoshmërisht çdo trajner do të shkojë në finale me një përfaqësues, mund të që ndonjërit prej trajnerëve mund t’i eliminohen nga publiku përfaqësuesit e tij në “netët live”. Fakti që jemi live dhe në një spektakël me një skenë kaq të madhe, përveç zërit do të shihen edhe aspektet e atyre që mbase në të ardhmen do të jenë artistët që do të na pushtojnë ekranet e të gjithë ne që shohim dhe pëlqejmë muzikën”, shprehet Ledion Liço, prezantues.

E mbërritur në javën e 13, për 6  të premte me radhë, gara e “The Voice” tashmë hyn në një tjetër fazë emocionuese. Tre netët e para do të jenë sërish trajnerët ata që do të vendosin për këngëtarët që do të çojnë në finale.

Risia e madhe e këtij edicioni për tre netët e fundit live, ku publiku do të vendosë nga shtëpia nëpërmjet televotimit, është elemënti “Krosbetell”.

“Faktikisht nryshimi është që për herë të parë do të kemi përballje të konkurrentëve të të gjitha skuadrave dhe më pas publiku vendos. Shumë më herët hiqet nga duart e trajnerëve dhe vendoset në duart e publikut. Kjo është një fantastike”, shprehet Genc Salihu, trajner.

Top Channel