“Mirësevjen në dilemën time!”

11/03/2016 00:00

Ajo e ndan kohën e saj mes Parisit dhe Vankuverit prej shumë vitesh. Por tashmë Diane Kruger duket se ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm në jetën e saj.

Ajo ka vendosur të jetojë në Nju Jork ku dhe ka blerë një shtëpi. Duke folur për revistën The Edit aktorja 39-vjeçare bën të ditur lëvizjen e saj të rëndësishme.

Ajo thotë se i dashuri i saj prej 10 vitesh, Joshua Jackson ka qënë ‘angazhimi i saj më i madh’.

“Sapo kam ardhur të jetoj në Nju Jork. Më duhet të heq nga paketimi dhe të blej disa gjëra të reja, si libra, qirinj. Të lëvizja këtu është një angazhim i madh”, ka thënë Kruger. Në këtë mënyrë vijon ajo do të jetë më afër të dashurit të saj.

Diane e pranon se hapi i ardhshëm i jetës së saj mund të jetë martesa, por pyetjes për këtë ajo i përgjigjet: “Mirësevjen në dilemën time!”

Top Channel