Dua Lipa, jo vetëm këndon

11/03/2016 00:00

Dua Lipa duket se e marrë seriozisht lidhjen e saj me një model. Këngëtarja me origjinë shqiptare prej disa javësh tashmë na ka prezantuar me djaloshin që i ka fituar zemrën.

Mediat rozë në britani dhe jo vetëm shkruajnë se së fundi, modeli e ka prezantuar bukuroshen edhe me prindërit e tij.

Dua, e cila dita-ditës po korr suksese, tashmë është kthyer në qendër të mediave rozë sa i takon jetës private dhe karrierës së saj. Mediat e kanë shfaqur artisten e re përkrah modelit të njohur anglez Isaac Carew, i cili gjithashtu nuk e fsheh dashurinë që ka për shqiptaren.

Top Channel