E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Në Rusi po përgatiten për një konkurs të ri dhe të veçantë të bukurisë dhe bëhet fjalë për Miss Cheerleaders.
Në këtë eveniment që organizohet nga liga profesionale e basketbollit VTB, përcaktohet vajza që spikat më shumë në aspektin fizik mes nxitëseve të tifozëve.
Do të jenë pikerisht tifozët ata që do të japin verdiktin e tyre në këtë konkurs nëpërmjet votimeve në faqen zyrtare të internetit të VTB.
Nisja e përgatitjeve për këtë konkurs përkoi me 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe drejtuesit e ligës së basketbollit rus e shohin këtë si një vlerësim për punën që balerinat e grupeve të nxitëseve të tifozëve të çdo skuadre kanë bërë në harkun e një viti.
Në këtë edicion të Miss Cheerleaders, numri i konkurrenteve është 8, ndërkohë që deri të mërkurën 800 persona kanë bërë zgjedhjen e tyre për të përcaktuar fituesen e këtij konkursi bukurie.
Top Channel