E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Padyshim asnjë artist shqiptar nuk ka mundur të sigurojë një kritikë kaq pozitive muzikore nga media britanike këtë rradhe sesa Ermonela Jaho.
Sopranoja shqiptare e cila po luan prej disa javësh në Operan Mbretërore të Londrës rolin e Sour Angelica në “Triptikun” e Puçinit, ka ngritur stekën artistike në një nivel që kritika muzikore vendase shkruan se është me i miri në vitet e fundit në këtë opera.
Më mirë se çdokush vlerësimin e bën kritika muzikore e gazetave më të mëdha britanike si “The Guardian”, “The Sunday Times”, “The Telegraph”, e “Evening Standard”, pa përmendur portalet e specializuara muzikore të kryeqytetit britanik.
“The Guardian” e Londres shkruan se “Ermonela Jaho e bën këtë opera kaq të veçantë”. Sopranoja shqiptare bën thjesht dhe thënë troç një nga performancat më elegante operistike të viteve të fundit”, shkruan prestigjozia londineze.
“Sour Angelica” i përket Ermonela Jahos. Ajo luan në mënyrë të përkryer. Performanca e Jahos është ajo që do mbahet mend nga të gjithë ne, në këtë Triptik të Puçinit”, shkruan “The Guardian” e Londrës.
Influencuesja, “The Sunday Times”, shkruan se “produksioni i Operas Mbretërore tek Ermonela Jaho ka gjetur një heroinë ideale për të prekur telat e zemrës, e cila nuk ka nevojë për ndërhyrje hyjnore për të na prekur deri në lot”.
“Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, nënvizon “The Sunday Times,” rikthehet në rolin që ajo e bëri të sajën në 2011-ën, duke kënduar me një intensitet akoma më të lartë dhe përfshirje dramatike. Jaho është e jashtëzakonshme në këtë rol.
Impresionuese janë reagimet e publikut anglez në Tvvitter në faqen e Operas Mbretërore. Gemma Dixon shkruan se “Jaho realisht me mori frymën këtë mbrëmje me një performancë prekëse dhe e bukur. Brava”. Tom
Oxenham shkruan “Jaho na fitojë dhe theu zemrat”. Johan de Vvald thote “Ermonela Jaho i meritoj plotësisht ovacionet e jashtëzakonshme në sallë” e kështu me rradhë, shkruajnë të tjerë spektatorë në faqen e Operas Mbretërore në Londër.
Një tjeter sukses i sopranos së famshme shqiptare është edhe nominimi nga International Opera Avvards në çmimin e lexuesit ku fituesi do të përcaktohet nga mbledhja e votave në mbarë botën.
Konkurrentë të Jahos janë figura të shquara të artiti rus dhe latin. Ky është çmimi i publikut, dhe nuk do të jetë përcaktues ndikimi i interesave të sponsorve të shtëpive diskografike. Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare nominohet e mendohet se nëse ky çmimi do fitohet, do i jap Shqipërisë shumë pikë në botën e Operas.
Top Channel