Eneda realizon setin fotografik për Eurovizion

09/03/2016 00:00

Eneda Tarifa ka realizuar koleksionin e fotove për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Këngëtarja përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotot e para të këtij seti.

Ajo thotë se fotot janë ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen.

“Me shumë dashuri ju prezantoj copëzën e parë të një koleksioni fotosh përrallë si vetë natyra e vendit tonë. Një ndërthurje e natyrës së virgjër me klasiko-modernen”, thotë Eneda.

Ajo ka theksuar se kjo është një përvojë që do ta përsëriste me dëshirë në një vend tjetër me po të njëjtët bashkëpunëtorë.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet në Eurosong me këngën “Përrallë” nga Eneda Tarifa.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel