Beyonce këndon në shkollën e vajzës së saj

07/03/2016 00:00

Beyonce ka surprizuar prindërit në shkollën e vajzës së saj teksa është ngjitur në skenë për të përformuar disa nga hitet se saj, përfshi edhe këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.

Këngëtarja 34-vjeçare ka marrë pjesë në këtë cereoni për të mbledhur fonde për shkollën e Blue Ivy në Los Anxhelos, duke argëtuar të pranishmit me performancën e saj.

E veshur me një fustan të ngushtë, Beyonce këndoi disa këngë, ndërkohë që inkurajonte audiencën të këndonte më të.

Top Channel