Stilistja Westwood shpëton modelen e zhveshur

06/03/2016 00:00

Modelet, në çdo cep të industrisë së modës, tashmë e kanë sigurinë se, në momentet e tyre të vështira, stilistja Vivienne Westwood nuk do të hezitojë t’iu shkojë në ndihmë.

Westwood kaloi me shpejtësi në aksion dhe zbuti situatën, kur një nga vajzat në pasarelë nuk po dintë ç’të bënte, pasi bluza iu hap papritur dhe i ekspozoi gjoksin.

Stilistja me famë botërore e zgjidhi ngërçin duke i dhënë një përqafim. Pas mbrojtjes që i bëri modestisë së vajzës së re, 74-vjeçarja u kthye e buzëqeshur në vendin e vet, në radhën e parë të pasarelës.

Prezantimi i koleksionit të saj “Pranverë-Vjeshtë” në javën e modës në Paris vazhdoi pa asnjë të metë.

Britanikja, stili i së cilës është “farkëtuar” në flakët e “punk”-ut, theu në Paris stereotipet gjinore, ku e “pasuroi” veç të tjerash shfaqjen e saj me modelë meshkuj, të veshur me fustane.

Ekstravaganca dhe antikonformizmi janë fjalët që përkufizojnë më së miri krijimet e Westwood, që megjithatë këtë herë i kishte shtyrë kufijtë e vet.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel