Cërriku në protestë kundër “Territoriales”, nuk duan bashkimin me Elbasanin
“Edi Rama, gjatë një vizite dy ditore në jug të vendit, ka tentuar tu shesë banorëve të bregut një mall të prishur, që askush nuk e blen më. Qytetarët e Fierit, Vlorës, Sarandës e më gjerë, e dinë se propaganda e Ramës është një tallje, pasi e vërteta është se qeveria e tij, në jetën e tyre, në lagjen e tyre, ka vetëm një kuptim: Si të pasurohet më shumë Koço Kokëdhima”.
Kështu e ka nisur deklaratën për mediat zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila shtoi se, “pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi t’i japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”.
“Në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Por në veçanti, më i urryeri nga të gjithë, të majtë e të djathtë e të paparti, mbetet Kokëdhima i Ramës, për babëzinë që ka shfaqur për të pasur një dorë kudo, nga pastrueset e deri tek ministritë, gjithnjë duke ndjekur pasurimin e tij të pafre”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Top Channel