Fiku telefonin dhe nuk iu përgjigj deputetëve të PS, deputetja Koçeku ndan mesazhin në Instagram: Zot, më jep forcë, besim dhe shpresë Federica Mogherini do të largohet herët në mëngjes të premten, por përpara se të largohet nga Tirana do të ketë një takim të veçantë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Zoti Basha nuk do të jetë i vetëm në takim, por ndryshe nga delegacioni i nivelit të lartë, që përzgjodhi në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në takimin me Mogherinin ai do të shoqërohet nga deputetët që u përfshinë në konfliktin me kryeministrin, të enjten e shkuar në Parlament.
Albina Deda, Arbiola Halimi, Gent Strazimiri, si dhe nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, që kundërshtoi edhe publikisht politikën e gjuajtjes me vezë, apo pjesëmarrjen në protestën e grave deputete për fjalorin e kryeministrit.
I vetmi që është ruajtur nga delegacioni i takimit me Kerryn është Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm. Përbërja e delegacionit të opozitës në takimin me Federica Mogherinin është një sinjal se, gjuha që do të përdorë Lulzim Basha do të jetë e ashpër, por gjithsesi jo si ajo e përdorur gjatë protestës së grave demokrate në bulevard, përpara Kryeministrisë.
Top Channel