“Il mio canto”, albumi i tenorit Saimir Pirgu

03/03/2016 00:00

“Il mio canto”, sepse ishte kënga e tij që i hapi rrugën për të prekur skenat më të mëdha në botë tenorit Saimir Pirgu.

Të gjitha përpjeket artistike Pirgu i finalizon në këtë album të cilin për publikun shqiptar do ta prezantojë mbrëmjen e 5 marsit në TKOB, një album që do të jetë tanimë pasaporta e artistit për t’i treguar botës arritjet e tij muzikore.

“Albumi prezanton Saimir Pirgun ashtu siç është me ariet më të bukura të repertorit operistik dhe ato çka e kanë bërë Saimirin të njohur në teatrot e ndryshme. Një potpuri ariesh që do të prezantonte idenë se kush është Saimir Pirgu ”, tha Pirgu.

Albumi është prezantuar në Tokio, ku korri një sukses të jashtëzakonshëm, e në Firence, ndërsa pas Tiranës, turi për promovomin e tij do të vijojë.

“Unë nisem për Moskë dhe do të vijojë pastaj më datën 13 në operën e Vjenës, në datë 15 në “Deutsche Opera” në Berlin, në datën 31 mars në teatrin e Parisit dhe për të përfunduar në Nju Jork më datën 9 prill”, u shpreh tenori.

Top Channel