Takimi i Këshillit Europian të Korporatave/ Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
Partia Demokratike, me anë të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo, deklaroi se kryeministri Edi Rama kërkon të ndryshojë ligjin për RTSH-në në mënyrë që të favorizojë mikun e tij.
“Edi Ramës nuk i mjafton kontrolli që ka arritur të verë mbi mediat private përmes joshjes, blerjes, shantazhit e kopaçes AMA. Por edhe një media publike si RTSH, megjithëse e komandon “de facto”, do patjetër ta shtjerë në dorë edhe “de jure”. Ligji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin. Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. Edhe pse mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Atëhere të ndryshohet ligji thotë Rama. Të ndryshohet “ad hominem”, për njeriun konkret. Për mikun e bën gjënë të cilën refuzon ta bëjë për mikun tjetër, Prengën e Laçit. Se nuk i leverdis”, tha Pollo.
“E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën nje praktikë pozitive të deritashme. Dhe për të kuptuar mentalitetin e tij vëreni faktin: ka emëruar Drejtore të Informacionit madje donte ta emëronte përkohësisht si Drejtoreshë të Përgjithshme e RTSH, shefen e PR në Bashkinë Tiranë deri në 2011”, shtoi Pollo.
Top Channel