Leo “vrapon” pas Lauren

02/03/2016 00:00

Pasi Leonardo DiCaprio rrëmbeu çmimin si aktori më i mirë në ceremoninë e çmimeve “Oscars”, ai është drejtuar një lokali për të festuar.

Por duket se ai ka festuar aq shumë saqë ka harruar arritjen më të madhe të jetës në lokal.

Sipas TMZ, Leo e harroi statujën e artë, por menjëherë dikush ka vrapuar për të kapur makinën e tij në mënyrë që t’ja dorëzonte.

Gjithashtu, mediat rozë shkruajnë se DiCaprio natën pas ceremonisë e ka kaluar me bukuroshen britanike Lauren Hutton.

27-vjeçarja për herë të parë është takuar me Leon në vitin 2014, por asnjëherë nuk kanë qenë të afërt. Ajo sapo është ndarë nga Spencer Matthews dhe duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e Leos.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel