Nicki Minaj di si t’i tregojë

01/03/2016 00:00

Ajo nuk na zhgënjen kurrë kur vjen puna tek garderoba e saj seksi. Dhe Nicki Minaj i la pa fjalë të pranishmit teksa ka performuar në The Real Bash in Inglewood.

33-vjeçarja ka treguar linjat e saj në një veshje lëkure të zezë. Nicki kishte audiencën në pëllëmbë të dorës teksa u ngjit në skenë. Ajo kishte kompletuar veshjen e saj me një palë çizme të gjata lëkure, dorashka dhe një zinxhir të trashë të Chanel.

Performanca e Nicki vjen vetëm një ditë pasi TMZ raportoi se ajo pati një zënkë me të dashurin, Meek Mill, pasi ajo refuzoi të ishte me të teksa jepej sentanca ndaj tij në Filadelfia.

Një gjykatës më herët vendosi se reperi 28-vjeçar duhet të qëndrojë miniumi 3 muaj në arrest shtëpie, duke nisur nga 1 marsi, për dhunë verbale, drogë dhe armëmbajtje pa leje.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel