E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Kompania “Nike” ka ndërprerë kontratën me boksierin Manny Pacquiao, vetëm një ditë pas deklaratës së këtij të fundit ku i përshkruante homoseksualët si “më të këqinj edhe sesa kafshët”.
Kompania e cilësoi deklaratën e boksierit filipinas si të neveritshme. “’Nike’ kundërshton fuqishëm diskriminim e çfarëdo lloji dhe ka një histori të gjatë të mbështetjes dhe të luftës për të drejtat e komunitetit LGBT”, thuhet në deklaratën ku ndër të tjera theksohet edhe ndërprerja e kontratës me boksierin.
Manny Pacquiao, i cili njihet si një prej boksierëve më të famshëm të botës, të martë duket se vendosi të shfaqte një anë tjetër, atë të një politikani filipinas, detyrë që e ka nisur prej vitit 2007, por pakkush di rreth kësaj fushe të karrierës së tij.
Këtë gjë e ka bërë me një deklaratë tepër të diskutueshme, duke shkaktuar një valë të gjerë përplasjesh mendimesh në Filipine, teksa është shprehur se “çiftet e homoseksualëve janë pak të quhen kafshë”.
Por pas kësaj deklarate, boksieri 8 herë kampion bote në boks është shfaqur i penduar, duke shkruar në “Facebook” se ai nuk ishte kundër LGBT.
Top Channel