Fustani transparent i Daphne Joy

17/02/2016 00:00

Jason Derulo bëri shumë mirë që e mbajti afër gjatë gjithë kohës të dashurën e tij të re Daphne Joy, pasi dukja e saj bëri që të çmenden të gjithë meshkujt që ishin në javën e modës njujorkeze.

Bukuroshja 28-vjeçare kishte veshur një fustan transparent ku dukeshin qartë të brendshmet dhe recipetat.

Artisti i R&B Derulo dhe Daphne u përqafuan disa herë gjatë natës, ndërsa më vonë 26-vjeçari postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku përgëzoi të dashurën e tij për parqitjen në pasarelë.

Çifti bëri publik lidhjen vetëm muajin e kaluar në çmimet “People Choice” në Los Angeles. Daphne më shumë njihet si nëna e djalit 3-vjeçar të reperit 50 Cent.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel