Naomi Watts, ende e mrekullueshme
16/02/2016 00:00
Në shtëpinë e tyre në Nju Jork po bie borë dhe është shumë ftohtë. Ndoshta dhe kjo është asyeja që Naomi Watts i është drejtuar plazheve ekzotike.
Bashkë me Liev Schreiber dhe djemtë, Alexander dhe Samuel, ata kanë shkuar në klimën më me diell të Meksikës, resortin Cabo San Lucas.
E gjithë familja është fotografuar në plazh, duke luajtur me miqtë dhe fëmijët. Dhe Naomi, edhe pse 47 vjeçe, duket e mrekullueshme. Aktorja kishte veshur një palë trupore ngjyrë të kuqe dhe mjaft e thjeshte, teksa kujdesej dhe për dy djemtë e saj. Prindër të përkushtuar!
Top Channel