Kore e Veriut, vijon “shfarrosja” e gjeneralëve

12/02/2016 22:40

Një tjetër gjeneral në Korenë e Veriut është ekzekutuar nga regjimi i Penianit, bën të ditur një agjenci koreano-jugore lajmesh.

Sipas burimit, Ri Yong Gil, shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Koreane, është ekzekutuar për korrupsion.

Që kur ka marrë detyrën e liderit, të trashëguar nga i ati në fund të vitit 2011, Kim Jong Un ka “hequr qafe” të gjithë gardën e vjetër të gjeneralëve.

Një fat të tillë pësoi edhe Hyon Yong Chol, ministri i Mbrojtjes i ekzekutuar me një raketë për mosbindje dhe tradhëti.

Media të ndryshme, përfshirë ato perëndimore si CNN, e komentojnë këtë fushatë të liderit të ri si një përpjekje në rritje e tij për të ruajtur pushtetin.

Analistët shtrojnë pyetjen, edhe sa do të durojë ushtria e vendit më të izoluar në botë këtë represion të Kim Jong Un? Për herë të fundit gjenerali Ri ishte parë në publik më 5 janar.

Top Channel